Presidentja Osmani sot nënshkruan letrën e aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në BE

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 08:14
Presidentja Osmani sot nënshkruan letrën e aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në BE

Sot, në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit  të letrës e aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, transmeton "Kosova Sot Online".

“Nesër, në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të letrës së aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka njoftuar Presidenca.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)