Rada Trajkoviq: Vuçiq i frikësohet arrestimit të vrasësve të Ivanoviqit

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 08:54
Rada Trajkoviq: Vuçiq i frikësohet arrestimit të vrasësve të Ivanoviqit

Këshilltaja e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq, barrikadat e vendosura në veri e lidhë me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, përcjell "Kosova Sot Online".

“Ajo që dëgjuam, pamë dhe u botua në SHBA, se Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq u quajtën grup kriminal rajonal, pothuajse i nivelit ndërkombëtar, është diçka që tregon statusin e tyre, siç i percepton Amerika – mafia më klasike”, thotë Trajkoviq.

“Këto janë të gjitha gjëra për të cilat flitet pak, dhe unë vazhdimisht përpiqem dhe dua që këta njerëz ta dëshmojnë pafajësinë e tyre në atë që të gjithë serbët në Kosovë e dinë dhe e besojnë, që është përfshirja në vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, tha Trajkoviq.

“Epo, mendoj… Ai dëshiron të thotë se Radoiçiq është shkëputur nga pushteti. Sikur edhe Veselinoviq. Mirë. Le ta vërtetojë duke i arrestuar. Le të bëjë marrëveshje me forcat e sigurisë së KFOR-it dhe le ta përdorë sistemin e sigurisë për qëllime të dobishme… Kjo është e vetmja mënyrë që ai të na tregojë se distancohet nga njerëz të tillë”.

(Kosova Sot Online)