Trajkoviq: Vuçiq, ia dorëzoi Kosovës pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 09:41
Trajkoviq: Vuçiq, ia dorëzoi Kosovës pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor

Këshilltarja e ministritt ë ri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq, ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti ua hoqi serbëve të drejtat e fituara, përcjell "Kosova Sot Online".

Trajkoviq, ka pasur kritika edhe për Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq, ku për të tha se “ia dorëzoi Kosovës pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor”, duke thënë se ai pranoi çdo gjë.

“Askush nuk thotë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, nuk e ka atë ngurtësi në kuptimin që serbëve ua heq të drejtat e fituara. Mirëpo, publiku serb dëgjon shumë shpesh se Marrëveshja e Brukselit nuk vlen më, gjë që nuk është e vërtetë. Duhet ditur se Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, ia dorëzoi Kosovës pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor. Ai pranoi gjithçka. Çështjen e serbëve në Kosovë e la si çështje të brendshme të Kosovës dhe qeverisë së Kosovës”, tha Trajkoviq.

“Ne e kemi këtë obligim për të cilin insiston bashkësia ndërkombëtare, madje edhe ambasadori amerikan ia ka vënë si kusht Kosovës që në atë rast vendimi i Gjykatës Kushtetuese të zbatohet, nuk do të marrë statusin në Këshillin e Europës. Pra, tani është çështje e bashkësisë ndërkombëtare që të zbatojë pjesën që Kosova e pranoi”, tha Trajkoviq.

(Kosova Sot Online)