Në Drenas arrestohet një i mitur, dyshohet se sulmoi sek*ualisht  një femër

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 10:26
Në Drenas arrestohet një i mitur, dyshohet se sulmoi sek*ualisht  një femër

Një i mitur në Drenas është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka sulmuar sek*ualisht  një femër, shkruan "Kosova Sot Online".

Në raportin policor, thuhet se viktima ka marrur trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM SEKSUAL/Gllogoc 12.12.2022 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)