Konjufca thirrje BE-së: Ftojmë që ta miratoni unanimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 11:39
Konjufca thirrje BE-së: Ftojmë që ta miratoni unanimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim

Kryeparlamentari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, iu bëri thirrje institucioneve të BE-së që ta pranojnë aplikimin e Kosovës dhe ta përkrahin atë, përcjell "Kosova Sot Online".

Sot, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë nëshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Për këtë arsye e ftojmë Parlamentin Europian, Komisioni Europian dhe Këshillin e BE-së që ta demonstrojnë përkushtimin dhe përkrahjen e tyre ndaj Kosovës, duke e miratuar unanimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe të na inkurajojnë të gjithëve për t’i marrë reformat për përparimin e Kosovës, që e kanë kuptimin e interesit për qytetarët dhe jo për politikanët. Ta forcojmë sigurinë ne Europë”.