Kurti: Aplikimin për anëtarësim në BE të nënshkruar sot do ta dorëzojmë në Pragë

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 11:49
Kurti: Aplikimin për anëtarësim në BE të nënshkruar sot do ta dorëzojmë në Pragë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ceremonisë së nënshkrimit të aplikimit të Kosovës në Bashkim Evropian, tha se këtë aplikim do ta dorëzojnë në presidencën çeke të Këshillit të BE-së, në Pragë, transmeton "Kosova Sot Online".

Tutje, Kurti tha se ky është moment histrorik për Kosovën.

Po ashtu, Kurti shtoi se pengesat dhe sfidat drejt anëtarësimit do ti kalojnë me zhvillim demokratik.

“Bazuar në aspiratat, vullnetin dhe përkushtimin e pathyeshëm të popullit tonë për paqe, liri barazi, drejtësi, orientimin tonë të qartë evropian e euroatlantik, besimin në vlerat fundamental në BE, konsensusin shoqëror e politik se e ardhmja e vendit tonë është brenda BE-së, sot po bëjmë hapin e parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë, BE. Aplikimin për anëtarësim në BE të nënshkruar sot do t’ia dorëzojmë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, në Pragë. Ky është moment histrorik për vendin tonë që synon hapjen e një kapitulli të ri për shtetin dhe shoqërinë tonë. Progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella dhe transformuese që avancojnë demokracinë, e forcojnë sundimin e ligjit dhe zhvillojnë ekonominë tonë. Shpejtësia me të cilën do të ecim do të varet nga ne, prandaj angazhimi i të gjithëve është i nevojshëm e përkushtimi i secilit i domosdoshëm. Ne do të ecim përpara në meritën tona, pra në aftësinë tonë për të përmbushur kriteret në secilin kapitull të ri. Pengesat dhe sfidat drejt anëtarësimit i kalojmë me zhvillim demokratik e progres shoqëror. Së bashku në këto dy vite e kemi dëshmuar që kur shpresojmë dhe besojmë çdo gjë është e mundur dhe nuk ka pengesë që nuk e kalojmë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)