Aplikimi në BE, Osmani: Sot është një ditë historike, ky moment i dedikohet çdo fëmijë, gruaje e burri të Kosovës ku u përballëm padrejtësi me gjenocid

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 11:57
Aplikimi në BE, Osmani: Sot është një ditë historike, ky moment i dedikohet çdo fëmijë, gruaje e burri të Kosovës ku u përballëm padrejtësi me gjenocid

Sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkim Evropian, raporton "Kosova Sot Online".

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sot është një ditë historike, pasi që më këtë datë është themeluar ushtria e Kosovës dhe sot aplikimi për në Bashkimin Europian.

“Sot është një ditë historike dhe është moment historik. 14 dhjetori ka një histori moderne në Republikën e Kosovës ku shënojmë themelimin e ushtrisë tonë dhe aplikimin për në Bashkimin Europian. Ne jemi sot së bashku për të sjellë vendin tonë një hap më afër Bashkimit Europian. Për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk ka pasur asnjëherë alternativ tjetër. Ky akt i dedikohet të gjithë qytetarëve të vendit tonë, por mbi të gjitha ky moment i dedikohet çdo fëmijë, gruaje e burri të Kosovës ku u përballëm padrejtësi me gjenocid”.

(Kosova Sot Online)