
Lexoni edhe:
Vuçiq: Kam qajtur, 99 për qind e sigurimit tim ‘Kobra’ duan të shkojnë në Kosovë
Pas dorëheqjes së ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, gjyqtarit Enver Peci, zgjedhjes së tij në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 300-të, të mbajtur të mërkurën, ka zgjedhur gjyqtaren Mejreme Memaj, si ushtruese të detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme, transmeton Kosova Sot Online".
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka njoftuar se Këshilli ka miratuar dorëheqjen e ish-kryetarit Peci nga kjo pozitë, pasi i njëjti është rekomanduar për dekretim tek presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si gjyqtar në Gjykatë Kushtetuese.
Vuçiq: Kam qajtur, 99 për qind e sigurimit tim ‘Kobra’ duan të shkojnë në KosovëLexoni edhe:
Më 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, emërimin e Enver Pecit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
Për caktimin e ushtruesit të detyrës së Gjykatës Supreme, anëtarët e Këshillit kishin dy propozime për këtë pozitë, njëri ishte propozimi për gjyqtaren Mejreme Memaj, e cila deri më tani ka ushtruar pozitën e nënkryetares së kësaj gjykate, si dhe një propozim ishte për gjyqtarin Afrim Shala, i cili tash së fundi është avancuar si gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Mirëpo, anëtarët e Këshillit votuan që gjyqtarja Memaj të caktohet si ushtruese e detyrës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës
Supreme.
(Kosova Sot Online )