
Shpërndante drogë afër shkollave, arrestohet 30-vjeçari

Arben Kola, 30- vjeçari është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi shpërndante kanabis në afërsi të shkollave, përcjell "Kosova Sot Online".
Në momentin e arrestimit, i arrestuari kishte me vete doza droge, të cilat i kishte përgatitur për ti shitur.
Policia i ka shkuar edhe në shtëpi të personit të arrestuar, ku motra e tij u përpoq të fshihte drogën.
I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa motra e tij akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj, në banesë.
(Kosova Sot Online)