Podujevë: Gjendet i vdekur 63 vjeçari në kamp-shtëpizën e tij

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 14:44
 Podujevë: Gjendet i vdekur 63 vjeçari në kamp-shtëpizën e tij

Dje, në Podujevë është gjetur një person pa shenja jetë, në kamp-shtëpizën e tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Trupi i viktimës 63 vjeçar është dërguar për obduksion.

“HETIM I VDEKJES/Podujevë 13.12.2022 – 10:06. Raportohet se  viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

(Kosova Sot Online)