Porositi pajisje shtëpiake por i sjellin pushkë

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 16:24
Porositi pajisje shtëpiake por i sjellin pushkë

Porosia shkoi ters kur në vend të saj i sollën një ‘pushkë gjuetie 20-ëshe’, 78 vjeçari Don Thompson, i cili thotë se është “klient i rregullt” i dyqanit kishte porositur një para-derë për hyrjen e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burri postonte në rrjet fotot e armës së dërguar në shtëpinë e tij në Kolorado, SHBA, në pakon që përputhej me numrin e porosisë së tij origjinale.

Ish-polici tha për rrjetin lokal CBS News Colorado se nuk e kuptonte gabimin e Amazon, përveç rastit nëse ka qenë një ‘shaka pa kripë’.

“Jam shumë i habitur, ata nuk i ngatërrojnë ndonjëherë porositë, por kjo ishte tmerruese për mua, nuk desha asnjë armë, dua vetëm para-derën time”.


Thompson thotë se kishte porositur para-derën e tij me fibra xhami më 30 korrik.

Më vonë korrierët kishin sjellë pakon e tij nga Amazon që kishte brenda pushkën ‘shotgun Stoeger’.

Ai tha se ngatërresa e kishte lënë të habitur pasi pushka mudn të kishte rënë në duar të njrëzve me qëllime të këqija.

Etiketa thoshte se arma e zjarrit ishte sjellë nga qendra e Amazon në Aurora, Illinois.

Ndërsa vetë grupi Amazon tha se nuk mban dhe as nuk shet armë zjarri.

Pas nisjes së ankesës Amazon dërgoi një email për Thompson: “Jemi shumë të keqardhur që ju kemi dërguar një armë zjarri në vend të objektit të porositur. Kjo nuk është ajo çka ne duam t’u ndodhë klientëve tanë dhe ju sigurojmë se arma e zjarrit nuk ju është dërguar qëllimisht”.

“Ne po kryejmë një hetim për t’u siguruar që kjo të mos i ndodhë asnjë klienti tjetër”.

Sapo kishte identifikuar armën, burri nga Kolorado tha se kishte njoftuar autoritetet që erdhën në shtëpi dhe sekuestruan shotgun-in.

(Kosova Sot Online)