Detaje të reja për vrasjen që u krye më sëpatë në Prishtinë

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 16:44
Detaje të reja për vrasjen që u krye më sëpatë në Prishtinë

Për vrasjen që u krye më sëpatë, para gati tri javësh në Prishtinë, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës s’kanë pranuar të japin informata lidhur me të rejat apo motivin


Jemi duke zhvilluar hetime në vazhdimësi, kanë deklaruar nga ky institucion.

Prishtina u trondit nga një vrasje që ndodhi para gati tri javësh në rrugën “Mark Isaku”. 70-vjeçari Izet Godeni dyshohet se e vrau me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare, Sadije Godenin.

I njëjti dyshohet se vrasjen e kreu rreth orës 02:00, derisa u dorëzua në Polici, rreth dy orë e gjysmë më vonë.


Media ka pyetur Prokurorinë Themelore të Prishtinës nëse ka ndonjë të re rreth këtij rasti apo nëse dihet motivi i vrasjes, por s’kanë pranuar të japin detaje për këtë rast.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj,  ka thënë se janë duke u zhvilluar hetime në vazhdimësi, por se s’mund të ndajnë informata tjera.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, mund t’iu njoftojmë se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetime në vazhdimësi, andaj për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe fazës në të cilën ndodhet kjo çështje penale, nuk mund të japim informata të tjera”, ka deklaruar Ulaj.

(Kosova Sot Online)