Lajçak takon Vuçiçin, flasin për barrikadat në veri të Kosovës

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 16:56
Lajçak takon Vuçiçin, flasin për barrikadat në veri të Kosovës

Për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të largonte barrikadat në veri të Kosovës, ka folur sot emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot e vazhdova misionin në Beograd për t’u takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Ne patëm një diskutim të hapur dhe të ndershëm për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave. Ai e kupton seriozitetin e situatës”, tha Lajçak.

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak dhe emisari amerikan Gabriel Escobar shkuan në Serbi.

(Kosova Sot Online)