Ujku dënohet me vdekje pasi hëngri kalin e Von der Leyen

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 17:01
Ujku dënohet me vdekje pasi hëngri kalin e Von der Leyen

Vrasësi i ponit të quajtur “Dolly” i cili i përkiste Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, tani është identifikuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas testit të ADN-së rezulton se vrasësi i ponit të jetë një ujk i identifikuar si GË950m. Kafsha mashkull i përket një tufe që jeton pranë zonës së Hanoverit dhe besohet se ka vrarë edhe dele, bagëti dhe kuaj.


“E gjithë familja ishte tmerrësisht e tronditur”, tha zëdhënësi i von der Leyen në muajin shtator kur edhe ndodhi sulmi ndaj ponit.

Mediat gjermane raportojnë se tashmë është dhënë leja speciale për të ekzekutuar ujkun.

(Kosova Sot Online)