Arrestohet në Fushë Kosovë 30-vjeçari nga Suedia

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 18:48
Arrestohet në Fushë Kosovë 30-vjeçari nga Suedia

Për veprën penale ‘vjedhje të rëndë’, V.D, 30 vjeçar nga Suedia është arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se 30-vjeçari është arrestuar nga zyrtarë të stacionit policor të Fushë Kosovës, të cilët kanë qenë duke u marrë me një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në një lokal. 

Pas verifikimit të personit të dyshuar, në të dhënat zyrtare i njëjti ka rezultuar  se kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, për veprën vjedhje e rëndë.


(Kosova Sot Online)