Mandl: Me aplikimin për anëtarësim në BE, Kosova po bën hap të rëndë

  • A P /
  • 14 December 2022 - 20:13
Mandl: Me aplikimin për anëtarësim në BE, Kosova po bën hap të rëndë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova e ka bërë në kohën e duhur. Ai ka thënë se BE-ja duhet të tregojë ngjyrat e tyre për lirinë dhe paqen, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Me aplikimin për anëtarësim në BE, Republika e #Kosovës po bën një hap të rëndësishëm në kohën e duhur. Le të punojmë për të hapur rrugën drejt BE-së. Unë kam besim se do të shkojë para”, ka shkruar Mandl në Tweet.

Bota e lirë duhet të lëvizë së bashku si kurrë më parë kundër të gjitha llojeve të ideologjive të urrejtjes dhe formimit të tyre në sisteme autoritare. Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe BosnjeHercegovinës iu dha statusi kandidat. Në procesin e Bashkimit Evropian, procedura e vjetër eanëtarësimit ishte më shumë një pengesë sesa një ndihmë. BE-ja dhe pjesët e saj duhet të tregojnë ngjyrat e tyre për lirinë dhe paqen, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, ka thënë Mandl.

Eurodeputeti Mandl ka shtuar se Kosova i përket Evropës, ndërsa qytetarët e saj i jetojnë vlerat e BEsë.

(Kosova Sot Online)