Escobar: SHBA s'do të lejojë askënd në Kosovë që ta rrezikoj Serbinë

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 21:53
Escobar: SHBA s'do të lejojë askënd në Kosovë që ta rrezikoj Serbinë

SHBA nuk do të lejojë askënd në Kosovë që ta rrezikoj Serbinë, ka deklaruar i  dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkaura të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një intervistë për televizionin serb N1, Escobar ka sqaruar se deklarata e tij e ditëve të fundit se “Kosova ka garanci sigurie nga SHBA”, nuk është kërcënim për Serbinë.

Sipas tij, të njëjtat garancione amerikane, vlejnë edhe për serbët e veriut të Mitrovicës.

“S’do të lejojmë që dikush nga Kosova ta rrezikoj Serbinë dhe sigurinë e stabilitetin në veri të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ai ka përsëritur se SHBA “e refuzon kategorikisht kthimin e Ushtrisë Serbe në veri të Kosovës”.

“Nuk duhet ta militarizojmë këtë krizë. Kjo nuk është kohë për të përdorur ushtrinë. Kjo është kohë për ta përdorur diplomacinë, dialogun dhe kompromisin”, ka shtuar Escobar.

(Kosova Sot Online)