Artan Zymberi varroset të premtën në Norvegji, vdiq në një burg në Serbi

  • E.K /
  • 15 December 2022 - 08:12
Artan Zymberi varroset të premtën në Norvegji, vdiq në një burg në Serbi

Artan Zymberi,  28 vjeçari nga Kosova me nënshtetësi norvegjeze, i cili vdiq në burgun e Sremska Mitrovica në Serbi, më 26 nëntor, do të varroset të premten në Norvegji, përcjell "Kosova Sot Online".

Familjarët kanë japur njoftime dhe detaje rreth varrimit të Zymberit.

“Varrimi i më të dashurit tonë Artan Zymberi, do të bëhet të premten 16/12/2022 në Kishën Udland Gravlund në Haugesund në orën 14:00. Të afërmit dhe të njohurit dhe ata që dëshirojnë, janë shumë të mirëpritur të takohen së bashku për t’i dhënë lamtumirën e fundit”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

(Kosova Sot Online)