Dëshironi të bëheni ushtar i Kosovës? Hapet konkursi, këto janë kushtet

  • E.k /
  • 15 December 2022 - 08:20
Dëshironi të bëheni ushtar i Kosovës? Hapet konkursi, këto janë kushtet

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka hapur konkurs për pranimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 ushtarëve rezervë, përcjell "Kosova Sot Online".

Konkursi do të jetë i hapur duke filluar nga dita e sotme 15.12.2022 deri më 15.01.2023

Këto janë kriteret e aplikimit për tu pranuar si ushtar.

· Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,

· Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

· Të ketë të përfunduar shkollën e mesme,

· Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;

· Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

· Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;

· Të jetë i moshës 18 – 25 vjeçarë në datën e aplikimit;

· Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra.

· Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri të gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhje janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor; deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen);

https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

(Kosova Sot Online)