Përfshihet nga flakët një banesë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Sot, një banesë në fshatin Gorre të Kurbinit është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00, i cili dyshohet se të ketë qenë i qëllimshëm, përcjell "Kosova Sot Online".
Zjarrfikësit e Laçit e kanë shuar zjarrin.
Në banesë nuk ka pasur persona brenda, pasi është e pabanueshme. Siç mësohet zjarri është i qëllimshëm, pasi ky është rasti i dytë brenda pak kohesh.
(Kosova Sot Online)
