Osmani tregon çka i tha Bideni për Kosovën: Asnjëherë nuk do të ju lejmë vetëm

  • E.K /
  • 15 December 2022 - 10:38
Osmani tregon çka i tha Bideni për Kosovën: Asnjëherë nuk do të ju lejmë vetëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke mbajtur fjalimin vjetor, në Parlamentin e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Osmani gjatë fjalimit foli edhe për raportet e Kosovës dhe Amerikës.

Presidentja përmendi se çka i kishte thënë presidenti i SHBA-së për Kosovën.

Osmani tha se Joe Biden i kishte thënë se “asnjëherë nuk do të ju lejmë vetëm”.

“Në takimin që kishim në Uashington, sekretari amerikan Blinken rikonfirmoi që partneriteti ynë mbetet i palëkundur. Ndërkaq në bisedat që kisha me presidentin Joe Biden gjatë muajit shtator ai përsëriti përkrahjen e madhe për vendin dhe popullin tonë që më së miri përshkruhet nga fjalët e tij; asnjëherë nuk do të ju lejmë vetëm. Kjo garancë amerikane e përsëritur edhe këto ditë dëshmon që Kosova nuk ka partner më të rëndësishëm sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)