Vdes 45-vjeçarja, u aksidentu para disa ditësh në Obiliq

  • E.K /
  • 15 December 2022 - 11:35
Vdes 45-vjeçarja, u aksidentu para disa ditësh në Obiliq

Ka vdekur 45-vjeçarja, e cila u aksidentu para disa ditësh në Obiliq, përcjell "Kosova Sot Online".

“Sot rreth orës 01:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësorja N.B. 45 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësoren e cila u aksidentua me datën 09 dhjetor 2022 në rrugën Hasan Prishtina në Obiliq”, tha Ahmeti.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe  një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

(Kosova Sot Online)