Musliu Për Osmanin: Do të mbahesh mend si grua që hyri në Presidencë me 100 kilogramë e do dalësh me 50

  • E.K /
  • 15 December 2022 - 11:41
Musliu Për Osmanin: Do të mbahesh mend si grua që hyri në Presidencë me 100 kilogramë e do dalësh me 50

Presidentja e vendit,  Vjosa Osmani, sot gjatë fjalimit vjetor ka folur edhe për sulmet rreth pamjes së saj, shkruan "Kosova Sot Online".

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila e ka pyetur Osmanin a nuk është zmbrapsje operimi i lukthit në Turqi?

Musliu, ka shkruar për Osmanin, se sipas saj ajo mund të jetë mund të jetë çdo gjë përveç presidente.

Tutje, Musliu ka shkruar për Osmanin se ajo do të mbahet  mend si një  grua që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg.

Postimi i saj i plotë:

Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por mëqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj:

A nuk është zmbrapsje  ikja dhe operimi i lukthit  në Turqi? Dhe atê në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiqore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtese deri në palcë!  Me qe paske hyrë  të kg. Po ta them troq: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg.

Ti mund të jesh çkado përveç presidente.

(Kosova Sot Online)