Kurti: Pas aplikimit në KiE e BE shpresojmë do të bëjmë hapin e radhës për në NATO
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian Republikës Çeke, përcjell "Kosova Sot Online".
Kurti tha se pas aplikimit në KiE e BE shpresojnë që do të bëjnë hapin e radhës për në NATO.
“Jemi në dhjetor dhe s’mund të kemi aplikime të reja sivjet, por në vitin e ardhshëm do të përgatitemi natyrisht që sa më shumë të integrohemi në mekanzima ndërkombëtarë e për synim e kemi Partneritetin për Paqe. Merreni me mend, në programin e Partnerit për Paqe është jo vetëm fqinji ynë verior, i cili ka qëndrim negativ ndaj NATO-s, por edhe shtete sikur ta zëmë Bjellorusia, por s’është Republika e Kosovës. Besoj që Partneriteti për Paqe është gjëja e ardhshme për aplikimin tonë sa i përket pranimit të aplikimit dhe realizimit të anëtarësimit aty ka më shumë faktorë”, tha Kurti derisa shtoi se në anën tjetër ka shumë punë që bëhet e, sipas tij, nuk dihet sidomos nga Ministria e Punëve të Jashtme përmes lobimeve për anëtarësimin e Kosovës në këto organizata.
“Pas aplikimit për Këshill të Europës, pas aplikimit për anëtarësim në BE, shpresoj se do ta bëjmë edhe hapin e radhës sa i përket NATO-s ku e kemi një lehtësi sado të vogël që në NATO i kemi katër shtete mosnjohëse për dallim prej BE-së ku janë pesë sosh”.
(Kosova Sot Online)
