Escobar: SHBA mbështet anëtarësimin e të gjitha vendeve të rajonit në BE

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 16:37
Escobar: SHBA  mbështet anëtarësimin e të gjitha vendeve të rajonit në BE

Rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian, emisari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar  thënë se është politike amerikane që të githa vendet e rajonit të bëhen pjesë e Unionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në pyetjen se a është dashur të pritet fundi i negociatave me Serbinë pasi ajo është e “frustruar” me këtë aplikim, Esobar ka thënë se SHBA e mbështet anëtarësimin e të gjitha vendeve të rajonit në BE.

“Kjo është pa paragjykime, ne e mbështesim kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE, kandidaturën e Bosnjë e Hercegovinës, të Maqedonisë së Veriut,  Malit të Zi, kandidaturën e secilit e mbështesim” ka thënë ecobar.

Kosova e ka dorëzuar sot aplikimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian në Pragë të Cekisë e cila kryeson me BE’në në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.


“Gjithmonë ka qenë politikë amerikane që të gjitha vendet e rajonit duhet të jenë anëtare të BE’së, unë  besoj në këtë. Ju jeni europianë historikisht dhe kulturalisht, por po ashtu besojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra – tjetrën, duhet të kenë marrëdhënie paqësore mes vete dhe duhet të punojnë për një të ardhme të përbashkët për rajonin “ ka thënë diplomati amerikan.


(Kosova Sot Online)