Osmani takohet me ambasadorin Hovenier

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 17:21
Osmani takohet me ambasadorin Hovenier

Sot në takim ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier e ka pritur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Osmani dhe Hovenier kanë biseduar për zhvillimet e fundit “fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidentja Osmani theksoi se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike.

Në takim u diskutua poashtu edhe për zhvillimet në veri të vendit. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

(Kosova Sot Online)