Trajkoviq tregon nga kush u ndalua në Merdare

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 17:28
Trajkoviq tregon nga kush u ndalua në Merdare

Jam mbajtur disa orë në pikën kufitare në Merdare nga policia serbe, e më pas jam lejuar të kalojë në Kosovë, ka deklaruar Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sic ka njoftuar në mëngjes, pas lëshimit nga autoritetet serbe, Trajkoviq ka shkuar për takim me përfaqësuesit e zyrës greke në Kosovë dhe në Ambasadën amerikane.

Paraditen e sotme ajo shkroi se është ndalur nga Policia serbe në kufi.

“Nuk më lejohej të yja në Kosovë, pa asnjë shpjegim”, ka thënë ajo.


Më vonë, ajo thotë se policët ia kanë konfiskuar dokumentet dhe po prisnin për aprovim nga Beogradi për t’ia kthyer.

Pas disa orë mbajtje dhe pas “kontrollit të detajuar”, ajo thotë se Policia e lejoi ta vazhdonte udhëtimin e saj.

(Kosova Sot Online)