Arrestohen 5 të mitur pasi tentuan të përdh*unojnë 16-vjeçaren

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 17:46
Arrestohen 5 të mitur pasi tentuan të përdh*unojnë 16-vjeçaren

Pesë nxënës të grupmoshës 13-16 vjeç janë arrestuar nga policia në një shkollë të Korinthit në Greqi, pasi kanë tentuar të përdhunojnë shoqen e klasës së tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mes të arrestuarve është edhe një 14 vjeçar nga Shqipëria.

Sipas mediave greke, pesë të arrestuarit kanë tentuar të dhunojnë 16 vjeçaren në oborrin e shkollës së tyre. Vajza ka arritur të largohet nga autorët, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi pesë nxënësit e përfshirë në ngjarjen skandaloze.

Prindërit e tyre janë thirrur në prokurori për të dëshmuar. E mitura tha se kishte përjetuar momente tmerri gjatë mëngjesit të së mërkurës kur shokët e klasës e sulmuan fizikisht.

(Kosova Sot Online)