PE: Ja kur mund të votohet teksti i dakorduar për vizat

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 18:02
PE: Ja kur mund të votohet teksti i dakorduar për vizat

Të mërkurën përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Europian arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


PE ka dhënë një datë se kur do të mund të votojnë për liberalizimin e vizave.
.

“Kam frikë se hapat e ardhshëm nuk do të ndodhin këtë vit. Kjo është planifikuar për votim në Komitetin e Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) më 12 janar. Data plenare ende mbetet për t’u konfirmuar, teorikisht mund të jetë në javën që fillon më 16 janar, por do të shohim kur të afrohet data”, tha një zëdhënës i Parlamentit Europian.


Parlamenti Europian ka dëshmuar që është pro liberalizimit të vizave me votimet e e veta dhe ankohej që kosovarët kishin mbetur të vetmit në Ballkan me regjim të vizave.

“Pas heqjes së vizave për shtetasit e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë në vitin 2009 dhe për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në vitin 2010, Kosova mbeti e izoluar, duke u bërë vetmi vend ballkanik, shtetasve të së cilës u duhej ende viza për të udhëtuar në BE”, thoshte PE.

Heqja e vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi europian i udhëtimit, ETIAS, të jetë funksional, por BE është dakorduar që kosovarët do të udhëtojnë në çfarëdo rasti jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

(Kosova Sot Online)