Një person i lënduar pasi therret nga një mjet i mprehtë

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 19:40
Një person i lënduar pasi therret nga një mjet i mprehtë

“Sot rreth orës  18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar  ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë", ka njoftuar policia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia  ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

(Kosova Sot Online)