A kanë policët në veri ushqim e mjete higjienike!

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 20:57
A kanë policët në veri ushqim e mjete higjienike!

Për gjendjen e policëve të bllokuar që nga e shtuna, në vendkalimin kufitar Jarinjë, ka reaguar  Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Ata thonë se po veprojnë dhe kryejnë detyrat në kushte tejet të vështira, pa ushqimet dhe mjetet e duhura higjienike.

Kjo sindikatë kërkon nga Qeveria, KFOR-i dhe EULEX-i që t’u dalin në krahë policëve.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që veprimi i duhur i Qeverisë në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe EULEX-in t’i zhbllokojë rrugët që policët tanë, po edhe qytetarët, të mund të lëvizin lirshëm.

(Kosova Sot Online)