Çun Lajçi dyshohet se u kërc*ënua me thi*kë nga djali i tij

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 23:08
Çun Lajçi dyshohet se u kërc*ënua me thi*kë nga djali i tij

Aktori kosovar Çun Lajçi, po dyshohet se bashkë me gruan e tij kanë qenë viktima të dhunës në familje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 Ata po dyshohen se janë kërcënuar me thikë nga djali i tyre 38-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari L.L., përveç kanosjes, ka demoluar disa gjëra në banesën e tyre e më pas ka therur veten me thikë, ku për pasojë ka pësuar lëndime.Posa Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë përshkruar atë se çfarë kishte ndodhur, teksa thika e përdorur nga i dyshuari është konfiskuar nga zyrtarët policorë. I dyshuari ka qenë në gjendje të dehur, gjë që u konfirmua pasi iu është nënshtruar alkotestit.

Me t’u përfunduar procedurat në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për “Dhunë në familje” dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

(Kosova Sot Online)