Sot varroset Artan Zymberi, dyshohet se u vra në burgun e Serbisë

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 08:25
Sot varroset Artan Zymberi, dyshohet se u vra në burgun e Serbisë

Artan Zymberi,  28 vjeçari nga Kosova me nënshtetësi norvegjeze, i cili vdiq në burgun e Sremska Mitrovica në Serbi, më 26 nëntor, do të varroset sot në Norvegji, raporton Kosova Sot Online".

Njoftimin e ka bërë të ditur familjari i të ndjerit, Valon Hasani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Me pikëllim te thellë njoftoj shok e dashamir se neser ditë e premte me 16.12.2022 do te behet varimi i vllaut ton Artan Zymberi”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)