Kurti: Me aplikimin në BE, i dhamë cak orientimit evropian

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 09:08
Kurti: Me aplikimin në BE, i dhamë cak orientimit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  dje ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian Republikës Çeke, përcjell "Kosova Sot Online".

Sot,  gjatë mbledhjes së Qeverisë Kurti  tha se me këtë veprim është dhënë cak orientimit evropian.

Kurti shtoi se njohja nga 5 vendet e BE-së do të mundëson përshpejtim të integrimit në BE.

“Orientimit evropian i dhamë cak, përsëris orientimit evropian i dhamë përgjigje. Integrimi do të thotë njohje, pranim, ndërvarësi , njohja nga 5 vendet e BE-së do të mundëson përshpejtim të integrimit në BE”, tha ai.

(Kosova Sot Online)