Dënimi i Mustafës, para ambasadës së Serbisë në Tiranë disa qytetarë shkojnë me flamuj

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 11:50
Dënimi i Mustafës, para ambasadës së Serbisë në Tiranë disa qytetarë shkojnë me flamuj

Sot Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën, shkruan "Kosova Sot Online".

Sot, në Tiranë, një grup i vogël njerëzish ka protestuar para ambasadës së Serbisë në Tiranë.

Protestuesit mbanin në duar flamuj shqiptarë, një banderolë me një hartë ku përfshiheshin të gjitha trojet shqiptare pjesë të Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe flamurin me mbishkrimin “Autochtonous”, të ngritur gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në tetor të vitit 2014.

(Kosova Sot Online)