Serbia ia dorëzon letrën KFOR-it ku kërkon dërgimin e trupave në Kosovë

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 12:01
Serbia ia dorëzon letrën KFOR-it ku kërkon dërgimin e trupave në Kosovë

KFOR-i, në vendkalimin kufitar të Merdarës, ka pranuar kërkesën nga Qeveria e Serbisë për kthimin e njëmijë forcave serbe të sigurisë në territorin e Kosovës, kërkesë kjo që sipas pretendimeve të Serbisë bazohet në Rezolutën 1244, përcjell "Kosova Sot Online".

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se KFOR-i ndoshta nuk do ta pranojë kërkesën e Serbisë, por që do ta dorëzoj letrën.

“Vendimi është marrë unanimisht dhe është respekt i së drejtës publike dhe është i rëndësishëm për mbrojtjen e popullatës dhe për kontrollin e pikave kufitare. Jemi pothuajse të sigurt që nuk do të pranohet, por presim ta marrim letrën”, tha presidenti.

(Kosova Sot Online)