Aliu del me reagim për Mustafën: Padrejtësi e madhe, Mustafa mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 13:34
Aliu del me reagim për Mustafën: Padrejtësi e madhe, Mustafa mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës me 26 vite burgim nga Gjykata Speciale, shkruan "Kosova Sot Online".

Aliu ka shkruar se Mustafa sot ka marrur dënim të rëndë dhe të pamerituar, të cilin e ka cilësuar të padrejtë.

Postimi i plotë:

Sot mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa - Cali, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi serb. Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim të drejtë. Plot 26 vite dënim, për njeriun i cili i doli në mbrojtje vendit të tij. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tonë.

Lavdi luftës së pastër e të shenjtë të UÇK-së.

Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri! Liri për komandant Calin!

(Kosova Sot Online)