Hoti: Po vazhdon rënia ekonomike në Kosovë

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 14:52
Hoti: Po vazhdon rënia ekonomike në Kosovë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi ka thënë se Kosova është duke pasur rënie ekonomike, si pasojë e krizës globale, shkruan "Kosova Sot Online".

Hoti ka shtuar se viti që vjen mund të jetë i vështirë për Kosovën.

Postimi i plotë:

Rënia ekonomike në Kosovë po vazhdon si rezultat i krizës globale, por është ndikuar shumë nga rënia e investimeve publike. Ja argumentet nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave.

FIGURA 1. Bruto Produkti Vendor është në rënie të vazhdueshme nga tremujori i dytë i vitit të kaluar. Vitin e ardhshëm, kjo do të reflektohen në rënie të punësimit, të të ardhurave dhe fitimeve të firmave. Dhe në fund në rënie të të hyrat buxhetore.

FIGURA 2. E dhëna më shqetësuese është rënia në “Formimin e Bruto Kapitalit” nga fillimi i mandatit të kësaj qeveria. Në tremujorin e dytë të këtij viti rënia ishte tepër e madhe -16.81%, ndërkaq në të tretin -2.33%. Kjo do të përkeqësojë aftësinë prodhuese të ekonomisë së Kosovës në vitet në vijim.

FIGURA 3. Kësaj situate i ka kontribuar rënia e shpenzimeve qeveritare nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie. Në tremujorin e parë të këtij viti shpenzimet qeveritare kanë rënë me -3.11%, në të dytin me -2.81% dhe në të tretin janë rritur me 0.52%. Kjo vjen si rezultat i rënies shumë të madhe të investimeve kapitale, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal.

Viti i ardhshëm mund të jetë i vështirë. Duhet ristrukturim i madh i shpenzimeve publike për të parandaluar thellimin e krizës. Duhet nisur projekte madhore infrastrukturore për të gjeneruar aktivitet të shtuar ekonomik. Duhet të sigurohemi që sektori privat merr sinjale pozitive dhe fillojnë investimet e reja të jashtme dhe të brendshme.

(Kosova Sot Online)