Thaçi, deputetëve që votuan Specialen: Kërkoni falje ose heshtni

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 15:24
 Thaçi, deputetëve që votuan Specialen: Kërkoni falje ose heshtni

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka komentuar dënimin me 26 vjet burg të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën, nga Gjykata Speciale, përcjell "Kosova Sot Online".

Thaçi ka shkruar se ata  të cilët votuan për formimin e Gjykatës Speciale, që të heshtin ose të kërkojnë falje, pasi sipas tij kjo është më e pakta që mund të bëjnë.

"Ata që kanë ngre dorën pro themelimit të Gjykatës Speciale, duke i dhënë këtij institucioni të pështirë politik statusin dhe shenjtërinë e institucionit të drejtësisë, nëse nuk e kanë kurajon njerëzore për kërkim-falje, së paku mos të flasin asgjë për veprimet e vendimet e këtij monstrumi të "drejtësisë". Kjo është më e pakta që duhet ta bëjnë!", ka shkruar Thaçi.

(Kosova Sot Online)