Pasi ushtria serbe kërkoi të kthehet, shefi i ushtrisë nga Kroacia vjen në Kosovë 

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 16:13
Pasi ushtria serbe kërkoi të kthehet, shefi i ushtrisë nga Kroacia vjen në Kosovë 

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, bëri të ditur se një delegacion i ushtrisë së Kroacisë i udhëhequr nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë Kroate, admirali Robert Hranj ka adhur sot në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 “Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si dhe delegacioni i tij, pritën në takim Shefin e Shtabit të Ushtrisë Kroate, admiralin Robert Hranj, me delegacionin përcjellës” thuhet në njoftim

Për koincidencë vizita ndodhë në kulmin e tensioneve Kosovë-Serbi dhe kur Beogradi dorëzoi kërkesën për futjen e trupave të tyre në Kosovë që pretendojnë se duhet të kthehen duke u thirur në Rezoluten 1244.

Tutje theksohet se krahas “diskutimit për nivelin e lartë të bashkëpunimit bilateral, në këtë takim u diskutua edhe rreth situatës aktuale gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë, ndikimit në mjedisin e sigurisë në Ballkan, si dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërmjet shteteve aleate të këtij rajoni për t’i luftuar sulmet hibride”

Mehaj në këtë takim njoftoi Admiralin Hranj “rreth avancimeve të FSK-së, si dhe funksionin që do ta ketë Agjensioni i Inteligjencës për Siguri, nëpërmjet të cilit do rritet edhe bashkëpunimi ndërmjet shteteve në menaxhimin e informacioneve të rëndësishme në aspektin e sigurisë”

Ministria bën të ditur se në takim “ u bisedua edhe për nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, bashkë-zbarkimin e forcave të të dyja shteteve, si dhe për rëndësinë e përkrahjes së shtetit tonë mik Kroacisë, në procesin e anëtarësimit në Programin e Partneriteti për Paqe, si rrugë drejt anëtarësimit në familjen e madhe euroatlantike, në NATO”.


(Kosova Sot Online)