Të shtëna me armë në kryeqytet, humb jetën një person

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 17:42
Të shtëna me armë në kryeqytet, humb jetën një person

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në Tiranë në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.


(Kosova Sot Online)