Trajkoviq: Vuçiq barbari më i madh në tokën e Ballkanit

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 18:06
Trajkoviq: Vuçiq barbari më i madh në tokën e Ballkanit

Tashmë rreth 20 orë në pikëkalimin kufitar të Merdares Rada Trajkoviq është ndaluar nga Policia e Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ajo po vazhdon ta “dokumentojë” secilin moment të qëndrimit të saj aty.

“Nata po afron. Po bie shi. Është ftohtë. Ende jemi në punktin e Merdares. Asnjë  shtetar në rajon nuk zbaton këso tortura mentale ndaj njerëzve që s’kanë mendime të njëjta politike. Ja në diçka ia dole të fitosh Aleksandar Vuçiq: je barbari më i madh antieuropian në tokën e Ballkanit” ka shkruar Trajkoviq në postimin e fundit në Twitter.

(Kosova Sot Online)