Një prift i dehur përplaset me pesë vetura

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 18:25
Një prift i dehur përplaset me pesë vetura

Një prift që drejtonte makinën e tij nën ndikimin e alkoolit u përplas me pesë automjete në një rrugë në qytetin e Valencias
dhe gjendjen e tij të dehur e justifikoi me verën që kishte pirë gjatë një meshe që kishte kremtuar pak më parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjja Monteolivete dhe pas incidentit, burri dha 0.54 mg/l alkool në gjak në testin e alkomatorit të kryer nga

Teksa gazeta Las Provincias ka avancuar këtë të enjte, prifti është gjobitur dhe i janë hequr katër pikë nga leja e drejtimit.

Dëshmitarët okularë nga objektet tregtare pranë vendit ku ndodhi aksidenti raportuan se prifti ishte penduar për ngjarjet dhe dëmin e shkaktuar dhe ia atribuoi dehjen e tij.

Burime të Policisë vendore kanë bërë me dije për EFE se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe është hapur një dosje administrative për përgjegjësin e ngjarjes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

(Kosova Sot Online)