Sveçla: Ka filluar një fushatë dezinformuese e Beogradit

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 19:49
Sveçla: Ka filluar një fushatë dezinformuese e Beogradit

Pasi në mediat serbe po raportohet se kinse Policia e Kosovës ka lista mbi të cilat po arreston ish-policët, ka reaguar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sveçla ka thënë se e gjithë kjo është një fushatë dezinformuese e Beogradit, për të arsyetuar veprimet kriminale që nuk ka të ndalur.

Ai tha se nuk ka lista të tilla, dhe se në Republikën e Kosovës, prokuroria që ndjek krimin është degë tjetër e pushtetit prej policisë që zbaton ligjin e urdhrat dhe prej Ministrisë së Punëve të Brendshme që është degë e ekzekutivit.

“Fushata dezinformuese se një ish-polic në Mitrovicën e Veriut është arrestuar dhe se janë penguar punonjësit e elektrodistribucionit, vërteton edhe njëherë nevojën që barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se normaliteti duhet të kthehet sa më parë në këtë zonë”, tha Sveçla.

(Kosova Sot Online)