Për një vend pune 55.7 % e qytetarëve të gatshëm ta lëshojnë Kosovën

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 22:16
Për një vend pune 55.7 % e qytetarëve të gatshëm ta lëshojnë Kosovën

Në pyetjen “Nëse do t’u ipej mundësia për të punuar jashtë vendit, a do të pranonit?”, 55.7 % e qytetarëve janë përgjigjur se do të largoheshin menjëherë nga vendi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

39.3 % janë përgjigjur se nuk do të largoheshin ndërsa 5 % kanë refuzuar të përgjigjen.

Një fakt tjetër shqetësues i dal nga ky hulumtim, është se më të prirurit për ta lëshuar vendin janë grupmosha prej 18-24 vjeç ku 74.1% e të anketuarve nga kjo moshë janë përgjigjur se do të lëshonin vendin për një vend pune.

(Kosova Sot Online)