Arrestohet serbi i dyshuar se kreu kri*me në Vushtrri

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 22:29
Arrestohet serbi i dyshuar se kreu kri*me në Vushtrri

Sllogjan Trajkoviq do të përballet me drejtësinë mbi dyshimet se kishte kryer krime lufte në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai u arrestua nga Policia e Kosovës, pas dëshmive që kishin dhënë qytetarë të shumtë të cilët njihnin Trajkoviqin.

Këta madje edhe gjatë së premtes thanë se Trajkoviq kishte kryer krime kundër popullësisë në Vushtrri.

Arrestimin e tij e bëri të ditur Policia e Kosovës.

Për këtë rast nuk pranuan të flasin familjarët e tij.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë janë vrarë mbi 13.000 shqiptarë.

Ndërsa mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.

(Kosova Sot Online)