A ka Rifat Latifi hatërmbetje me Kurtin

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 22:38
A ka Rifat Latifi hatërmbetje me Kurtin

Rifat Latifi, për herë të parë pas largimit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë erdhi në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Arsyeja e parë ishte shënimi i katërvjetorit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, ku ai është kryetar. E dyta, promovimi i një reviste dedikuar kirurgjisë, raporton Klan Kosova.

Ish-ministri Latifi theksoi se nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova, dhe se kontributi i tij për shëndetësinë kosovare do të jetë edhe më i madh sesa kur ishte nën petkun e ministrit.

Latifi bëri me dije se nuk ka hatërmbetje me ish-eprorin e tij, kryeministrin Albin Kurtin, teksa potencoi se edhe në revistën e botuar e ka falënderuar atë për mundësinë që i kishte dhënë.

Megjithëkëtë, shton se nuk e kishte pritur epilogun e tetorit, muajin kur dha dorëheqje nga pozita e ministrit.

Profesori i kirurgjisë që jeton në Amerikë beson se ishte i përkushtuar në përgjegjësitë e tij gjatë kohës sa ishte ministër.

(Kosova Sot Online)