Sunak prezanton pikat thelbësore ndaj emigrantëve shqiptarë

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 23:00
Sunak prezanton pikat thelbësore ndaj emigrantëve shqiptarë

Pas dy ditësh nga prezantimit i planit me pesë pika për emigrantët shqiptar, ka reaguar kryeministri i Britanisë Rishi Sunak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në planin e bërë publik në Twitter, Sunak ka bërë të ditur planin e tij se si të ndalojë emigrantët shqiptarë që të futen në mënyrë të paligjshme në ishull.

Kryeministri britanik njofton ngritjen e një komande të re operacionale me varka të vogla për të ndaluar emigrantët të kalojnë kanalin, teksa thekson se do të ketë edhe një marrëveshje të re me Shqipërinë, në mënyrë që të ulet numri i emigrantëve.

(Kosova Sot Online)