Prizren: Zhduket një fëmijë, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 08:33
Prizren: Zhduket një fëmijë, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më

Në Prizren dje një fëmijë është zhdukur, shkruan "Kosova Sot Online.

Policia në raportin policor ka njoftuar se e zhdukura ka  dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më përseri në shtëpi.

Rasti është nën hetim.

“PERSON I ZHDUKUR-Rr. Ali Hadri, Prizren 16.12.2022 – 09:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se mbesa e saj-fëmijë, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka dalë edhe herëve të tjera nga shtëpia, por është gjetur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)