Situata në veri është e qetë, serbët në barrikada për të tetën ditë

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 09:56
Situata në veri është e qetë, serbët në barrikada për të tetën ditë

Pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, serbët në veri të Kosovës që tetë ditë po protestojnë duke bllokuar rrugët, përcjell "Kosova Sot Online".

Në Rudar, Srbovc, Sllatinë dhe Leshko, në rrugën kryesore Prishtinë – Rashkë,  janë vendosur barrikada. Në Varagë është vendosur një barrikadë nga drejtimi që të çon nga Mitrovica Jugore në Ribariq.

(Kosova Sot Online)